
Shefi i organizmit të PD Klevis Balliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme të thirrur nga opozita në Tiranë.
Balliu u shpreh se protesta e sotme është betejë për të shpëtuar vendin nga korrupsioni.
“Kapitalizmi i drejtuar nga shteti, është përkufizimi klinik i fashizmit! Kjo është qeveria që në këto 11të vjet ka skllaveruar një popull.
Forma më e egër e dhunës është varfëria. Vjedhja e punës tuaj, e djersës tuaj është thelbi i skllavërisë.
Ti punon dhe ata marrin ç’fiton ti, që të mbajnë veten në pushtet që të vazhdojnë kontrollin dhe grabitjen e jetëve e së ardhmes. Ti rropatesh dhe ata marrin çdo pikë të djersës tënde ky është shfrytëzim nga ai që e di veten pronar te Shqiptarve, Edi Rames.
Ndaj sot të bashkohemi në orën 18:00 në betejë për të shpëtuar vendin nga ky pushteti i korruptuar”, shkruan Balliu në rrjetin social “Facebook”.
Lini një Përgjigje