TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2023, 21:10

“Dekorimi duhej të bëhej nga Presidenti”, Bardhi: Pritja për Klinton, ceremoni private e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Dekorimi duhej të bëhej nga Presidenti”, Bardhi: Pritja

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi refuzoi të merrte pjesë sot në ceremoninë për ish-presidentin Bill Klinton.

Ai ka pranuar se ka marrë një ftesë, por tha se e refuzoi se pse ishte një ceremoni privat e Ramës. Bardhi tha se dekorimi duhej të bëhej nga Presidenti i Republikës. Ndërkohë duhet theksuar se Begaj nuk ishte fare në ceremoni dhe Presidenca njoftoi se ishte sëmurë. Por mos vallë ka pasur një krisje për dekorimin e tij?

Presidenti Clinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Clinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Clinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lart shtetërore. Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e show-t të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”, tha ai.

 

bardhi begaj clinton

Lini një Përgjigje