TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 13:57

Deputeti ia plas në sy ministres në Kuvend: Beqaj u bë milioner me ilaçet që vodhi tek Onkologjiku

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti ia plas në sy ministres në Kuvend: Beqaj u bë milioner
Ilir Beqaj

Në seancën e sotme të Parlamentit, deputeti Agron Shehaj zhvilloi një interpelance me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu për mungesën e ilaçeve te “Onkologjiku”.

Shehaj nxori audion e një babai, i cili thotë se ka humbur të birin si pasojë e mungesës së medikamenteve në spital.

'Kam kërkuar këtë interpelancë sepse dua që ministrja të ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve sepse nuk e di çfarë përjeton në spitalet shtetërore. Vetëm ata që përballen me mungesën e ilaçeve, ata e dinë shumë mirë se si është gjendja. Bujar Balla, 39 vjeç humbi jetën për mungesë medikamentesh. Ministrja t’i përgjigjet këtij babai.

(Vendos audion në seancë: Në 3 Korrik ishte shumë mirë, kishte radhën e mjekimit, por ju ndërprenë ilaçet. Megjithatë çuni i tha që “dua mjekimin”. Që atë ditë nuk i vazhdoi ilaçet. Më humbi jetën djali vetëm për mungesën e ilaçeve.

Me datën 1 Shtator ai më vdiq çuni 39 vjeç, do të marrë në qafë të tjerët, çuni im nuk ngjallet më). Unë e kuptoj se nuk ju intereson. Folët për dinjitetin e Beqajt se u bë milioner me ilaçet që vodhi” tha ai.

Ministrja Albana Koçiu i tha se “nëse ti do të kishe kaq shumë ndjesi për të ndihmuar qytetarët që kanë problematika, mund të vije të trokisje në derën time”.

agron shehaj albana koçiu ilir beqaj

Lini një Përgjigje