TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2025, 12:40

Debati te Ligjet/ Patronazhistët në zgjedhje, Komisionerja Strakosha përplaset me deputetin e PD: Nuk jam në dijeni

Shkruar nga Pamfleti

Debati te Ligjet/ Patronazhistët në zgjedhje, Komisionerja Strakosha

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve, në kuadrin e raportimeve vjetore që institucionet bëjnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë diskutimit, deputeti Gent Strazimiri pyeti Pranvera Strakoshën, nëse kishte dijeni për një formular që kishte shkuar në administratë, ku detyroheshin që të shënojnë emrat e familjarëve për zgjedhjet, problematikë sipas tij e ngritur dhe në raportin e OSBE-ODHIR. Ajo tha se nuk ishte në dijeni të një formulari të tillë.

Debati

Gent Strazimiri: Ju rezulton ndonjë rast, qoftë dhe një, që mbase drejtuesi i një institucioni abuzon me ristrukturimin. Nga një herë i quajnë ndryshe. A ju rezulton që megjithëse është marë vendimi të kthehet në punë, vendi i punës ekziston, por emri është riformatuar dhe padashje se di drejtuesi.

Strakosha: Nuk mund ta ndajë nëse ka qenë në ndonjë rast i tillë në 134 raste. S’di të të them tamam.

Strazimiri: Nëse keni pasur një rast të vetëm, do e kishit mbajtur mend. A keni pasur që në mënyrë të përsëritur në Administratë janë shpërndarë formularë, ku ishin të detyruar që të plotësonin familjarë të tyre nga patronazhistë.

Strakosha: Nuk kam dijeni për këto formularë që janë shpërndarë. As me email, apo as dorazi.

Strazimiri: A ka një rast nga këto 16 monitoruesit që paguani për të dalë dhe për të monitoruar situatën, dhe një prej këtyre punonjësve merr pjesë në takime elektorale.

Strakosha: Nëse kanë marrë pjesë, në çfarë takimi, në orar të punës, nuk kemi dijeni. S’kemi asnjë raportim. Se çfarë bëjnë pas pune, atë se dimë, se nuk i njohur për fytyrë.

Strazimiri: Patronazhistët ishin pjesë e administratës. Ata ndikonin për votën. Kështu thotë raporti i OHDIR.

Manja: Raporti paraprak

Strazimiri: Po po, se shpresoni që mos të jetë te ai përfundimtari. E keni lexuar ju këtë gjë?

Strakosha: Ne nuk vëzhgojmë zgjedhjet, por ne monitorojmë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar. Nga ta di unë, ju më keni njoftuar?

Strazimiri: Komisionerja s’e ka dëgjuar. 70 e ca mijë, punonjës të administratës thonë; na e kanë sjell këtë formular. Por s’mund të thuash që isha me OSBE-OHDIR, por s’dija gjë.

Lini një Përgjigje