TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2023, 12:04

Debate te ‘Siguria’/ PD dhe PS kërkojnë pjesëmarrjen e Çuçit, Naço ngatërron Rrumbullakun me Gledis Nanon

Shkruar nga Pamfleti
Debate te ‘Siguria’/ PD dhe PS kërkojnë pjesëmarrjen

Komisioni i Sigurisë është shoqëruar me tensione ditën e sotme. Opozita kërkoi që të ishin të pranishëm ministri Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë së Shtetit për të dhënë sqarime. Kësaj thirrje iu përgjigj pozitivisht edhe deputeti i PS Paulin Stërkaj. Kryetari i komisionit Nasip Naço në një moment ngatërroi emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, duke iu referuar Gledis Nanos.

Pas kësaj, nuk mungoi edhe një përgjigje ironike nga ana e deputetit demokrat Salianji, i cili i tha se është tronditur shumë.

Replikat në komision:

Paulin Stërkaj: I bën mirë të vijnë, ministri të përgjigjet si në çdo interpelancë tjetër. Nuk ka asnjë problem që të jetë këtu, ta gjejnë kohën. Drejtori i policisë, ministrat..

Kryetari: Keni të drejtë, cilin ministër të vijë, Xhaçka? Kë keni kërkuar? Si mund të vijë Gledis Nano në komision?

Salianji: Je kaq i tronditur sa të ka ikur dhe zëri. Edhe tonaliteti të ndryshon, shihet kur ka ministra përballë edhe zëri të ndryshon, ne themi pse nuk vjen ministri ky e ka mendjen te atë që hoqën.

Nuk ka ardhur ministri dhe drejtori i policisë, për të gjitha kamerat. Muhabet rrushi bëni ju? E ka detyrim llogaridhënien? Keni ju ndonjë shqetësim për këtë që nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e ekzekutivit. Ça do të ndodh nuk ju trondit më. DASH nuk të trondit? Ju duk e lehtë? Cenon sigurinë kombëtare. Më të rënda se kjo nuk ka. Kërkojmë drejtuesin e SHISH nuk vjen, kërkon ministrin e brendshëm nuk vjen.

komisioni i sigurisë bledi Çuçi

Lini një Përgjigje