TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 12:20

Debat në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Spahiu akuza Spahos: Po ofendoni gratë!

Shkruar nga Pamfleti

Debat në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Spahiu

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë që po mbahet ditën e sotme, vijon me debate dhe tone të ashpra.

Anëtarja e mazhorancës, Klodiana Spahiu ka akuzuar Edmond Spahon se po ofendon dhe intimidon gratë. Ai u përgjigj duke thënë se në komision nuk ka ndarje burra apo gra, por politikanë që kanë një mision. Spaho theksoi se raporti nuk është në bazë ligjore, por se kush ka të drejtë.

Anëtarët e mazhorancës thekson Spaho, kanë kërkuar që hetimi të bëhet që nga 2006, e teksa tani thonë që nuk kanë kërkuar të hetohen vitet e mëparshme.

Klodiana Spahiu: Burra që tentojnë të intimidojnë grat. I them burrave të parlamentit se është veprim i ulët të ofendosh gratë. Bëjmë debat me njëri-tjetrin.

Albana Vokshi: Ti mungove mbledhjen e kaluar dhe nga ana juaj nuk ka një burrë që nuk ka ofenduar gratë.
Intimidionin që kanë bërë kolegët tuaj…

Edmond Spaho: Me ato që po dëgjoj këtu po më kujtohet shprehja, mirë pse u çmendën të gjithë po përse në të njëjtën ditë. Zonja po na akuzon se ofendojmë gratë. Këtu s’jemi burra e gra por politikanë. Ju nuk duhet të talleni me ne. Ne ju respektojmë por duhet të respektoni. Ju kërkoni të hetohet nga 2006, tani thoni nuk kemi kërkuar të hetohen vitet e mëparshme. Kjo nuk ka të bëjë me të qenit burrë apo grua por kush thotë të vërtetën.

komisioni hetimor per shendetsine

Lini një Përgjigje