TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 10:40

Dakordësia me Amnistinë Penale, ministri Manja: Mos bëni politikë, nuk përfiton asnjë i dënuar nga GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Dakordësia me Amnistinë Penale, ministri Manja: Mos bëni
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se nga Amnistia Penale nuk do të përfitojnë të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Manja iu përgjigj Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë me amnistinë.

“Zoti Alibeaj nuk duhet të bëni më politkë më këtë projektligj sepse është shumë komode të bësh politikë nga kjo sallë. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin. Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton, as nuk i zbritet dënimi dhe ky është amendamenti që do të votohet sot, madje janë akomoduar edhe kërkesat e opozitës për protestuesit. Ata që kanë protestuar në këtë vend dhe ndiqen penalisht nga drejtësia. Kur të vijë radha për ta diskutuar, është i lirë secili nga deputetët ta marrë amendamentin he ligjin e kaluar në Komisonin e Ligjeve.

Kë ka dënuar Gjykata e Posaçme nuk përfiton amnisti, as nuk përfiton ulje. Në nderin e këtij parlamenti duhet të jetë që çdo fund viti të ketë një amnisti të pjesshme sepse bëhet fjalë për amnisti për vepra të lehta penale”, tha Manja.

 

ulsi manja dakordësia me amnistinë penale

Lini një Përgjigje