
Për KE, elementi kryesor është ndëshkimi i të korruptuarve...
Bashkimi Evropian kërkon më shumë punë për të siguruar anëtarësimin në vitin 2030. Edhe pse Kryeministri e ka moton kryesore të fushatës, situata nuk është aq “pilaf” sa e prezanton ai. Për Bruskelin ka shumë sfida që të arrihet një gjë e tillë.
Për Brukselin, elementi kryesor që duhet të realizohet, është ndëshkimi i të korruptuarve. Edhe pse SHBA është distancuar dhe politika po e sulmon prokurorinë, për BE rruga e vetme drejt integrimit është goditja e të paprekshmëve.
Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të draft-raporteve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Dokumentet theksojnë se shteti i së drejtës mbetet një çështje kyçe në këto vende, teksa u bëhet thirrje autoriteteve të krijojnë administratë publike më efikase.
Andreas Schieder (S&D), Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, vuri në dukje se vendi po përparon mirë në rrugën e tij drejt BE-së, gjë që u reflektua nga fakti se Klasteri 1 dhe Klasteri 6 u hapën vitin e kaluar, por se "shumë sfida duhet të adresohen ende për të arritur objektivin ambicioz, por realist, për të qenë gati për BE-në 2030".
Sipas Schieder, Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në shtetin e së drejtës dhe demokracinë, por ka sfida kryesore siç janë: polarizimin e brendshëm politik, lufta kundër korrupsionit, reforma zgjedhore, pavarësia e medias dhe mbrojtja e mjedisit.
Ndërsa Thomas Waitz, duke paraqitur draft raportin për Maqedoninë e Veriut, përmendi tragjedinë katastrofike në Koçan dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Ai shtoi se dukej se “ka qenë i përfshirë korrupsioni”.
Waitz nënvizoi se ndryshimet kushtetuese ishin parakushtet kryesore për “zhbllokimin” e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Fillimi aktual i bisedimeve të anëtarësimit do të bëhet sapo të bëhen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë në tryezë dhe nënkuptojnë përfshirjen e disa pakicave etnike në Kushtetutë”, tha Thomas W
Ondřej Kolář (EPP), Raportuesi i PE për Bosnje dhe Hercegovinën, vuri në dukje se përshkallëzimi i krizës në vend ishte "vërtet i thellë" dhe se të gjithë sytë duhet të jenë te BiH.
"BiH do të duhet të përmbushë 14 prioritetet kryesore për të siguruar një shtet funksional demokratik, mundësi të barabarta për njerëzit, efikasitet të administratës publike dhe rritje ekonomike", theksoi Kolář.
Përveç kësaj, ai dënoi "përdorimin e përsëritur të retorikës nacionaliste". Sipas Kolář, "veprime të tilla minojnë BiH dhe janë të papajtueshme me procesin e saj të pranimit në BE". /Pamfleti
Lini një Përgjigje