TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2023, 07:38

Briseida Shehaj çudit shqiptarët: Opozita nuk duhet të protestojë për kullën, shpërqendrohet vëmendja me çështje dytësore

Shkruar nga Pamfleti
Briseida Shehaj çudit shqiptarët: Opozita nuk duhet të
Briseida Shehaj

Eksponentja e Partisë së Ilir Metës, Briseida Shehaj ka bërë një reagim mjaft të çuditshëm, për protestën e organizuar ditën e sotme nga Lëvizja Bashkë, për kullën gjigande që pritet të ndërtohen në zemër të Tiranës. 

Shehaj thotë se kjo protestë shpërqëndron vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Me sa duket, Shehaj mendon që populli shqiptar nuk i përballon dot dy çështje njëkohësisht. 

Opozita nuk ka patur interes për denoncimin e kullës, që zapoton një hapësirë të gjelbër, duke e kaluar thuajse në heshtje, përfshirë Sali Berishën, i cili është gjithmonë i zëshëm edhe për problemet më banale të vendit, që i denoncon nëpërmjet "qytetarit dixhital". 

“Kush mendon se duke kriju artifica dhe kauza do shpërqendrojë vëmendjen nga INCENERATORËT.

E ka shumë gabim.

Kushdo ka të drejtë të protestojë për kullën e GIMIT, sot opozita ka për detyrë të ndihmojë në zbardhjen e aferës monstruoze të INCENERATORËVE.

Nqs opozita merret me ngjarje dytësore do ishte fatale, ZERO KOMPLEKS për këtë që po them.

Opozita ka denoncuar me fakte e me shkresa kullat e Tiranës, Arlis shpk dhe të tjerët dhe për kullat pa leje.

Janë nisur dhjetra shkresa institucioneve përfshire dhe KLSH.

Janë bërë disa kallëzime penale jo vetëm për pastrimin e parave por dhe korrupsionit në lidhje me këto kulla.

Prandaj këta që merren me këto kauza se kështu i leverdis disave ta vazhdojnë.

Opozita për mua duhet të ketë prioritet INCENRATORËT, TIMS,METAMORFOZA,PORTI I DURRËSIT e gjithçka lidhet me kriminalizimin e këtij shteti.

Kauzat e tjera ua lëm këtyre opozitarëve se e sigurt ua jep rama ca vota për nai mandat tirane”, shkruan ajo.

 

kulla pas tob briseida shehaj

Lini një Përgjigje