TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2023, 07:20

Kulla në qendër të Tiranës, Arlind Qori revoltohet me opozitën: Këta janë kukulla! Kush ia ka zënë gojën Sali Berishës?

Shkruar nga Pamfleti
Kulla në qendër të Tiranës, Arlind Qori revoltohet me
Arlind Qori dhe Sali Berisha

“Lëvizja Bashkë” ishte partia e vetme opozitare që organizoi pasditen e djeshme një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërsa ajo që vetëcilësohet si opozita e vërtetë, “Rithemelimi” i Sali Berishës ka heshtur, pasi siç thuhet janë njerëzit e tij që fshihen pas ndërtimit të kullës.

Pas protetës, kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori thotë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë dallaveraxhinj.

"Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaveraxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve.

Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje", shkruan Qori në rrjetet sociale.

Lulishtja pas Pallatit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës do të shkatërrohet dhe në këtë hapësirë të gjelbër do të ndërtohet një kullë prej 185 metrash, duke shënuar kështu edhe një rekord për ndërtesën më të lartë të Tiranës.

“Mount Tirana” (Mali i Tiranës) është kulla e gjashtë që po ngrihet në qendrën e kryeqytetit, një zonë ku qeverisja qendrore dhe lokale i kanë lënë dorë të lirë investitorëve, duke neglizhuar miratimin e Planit të Detajuar Vendor, që përcakton koeficientet e shfrytëzimit, lartësisë dhe përdorimit të truallit.

Kulla në qendër të Tiranës, Arlind Qori revoltohet me
Projekti i studios Daneze CEBRA, u zgjodh nga një juri e përbërë nga katër arkitektë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj në tetor 2022

Pas zaptimit të parkut me gardhe për prishjen e lulishtes, në Tiranë kanë plasur polemikat dhe akuzat, por vetëm ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës ka heshtur. Kjo ndodh pasi në këtë kullë dyshohet se ka pjesën e vet dhe klani i Berishës.

 

berisha kulla pas tob qori

Lini një Përgjigje