TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 21:55

“Brenda dy ditësh do të ketë zhvillime”, çfarë po paralajmëron juristi i PD?

Shkruar nga Pamfleti

“Brenda dy ditësh do të ketë zhvillime”,

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri, paralajmëroi se në dy ditët në vazhdim do të ketë një reagim ndërkombëtar në mbështetje të PD-së në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Nurit, zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe fitorja i takonte PD-së, duke e argumentuar këtë me fushatën e bërë nga kreu i saj Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një superfushatë.

Do ta shikoni shumë shpejt se do të ketë dhe reagim nga faktori ndërkombëtar. Brenda dy ditësh do kemi një lajm nga faktori ndërkombëtar. Besoj brenda dy ditësh. Presim dhe dy ditë sepse do të ketë zhvillime. Nuk është punë mandatesh, këtu janë vjedhur zgjedhjet. Fitorja na takonte ne me një super fushatë dhe super ekip me konsulentët më të mirë në botë, të Donald Trump. Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me katër mitingje në ditë, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pala përballë tallej me qytetarët, e nisi me këngë e valle dhe mbylli me gjëra pa lidhje”, tha Nuri i ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mehllin’.

Lini një Përgjigje