TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 15:15

Bllokimi i seancës parlamentare, Salianji: Kaluan vijën e kuqe, i paralajmëruam!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i seancës parlamentare, Salianji: Kaluan vijën e kuqe, i

Deputeti demokrat Ervin Salianji duke folur për bllokimin e seancës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, tha se mazhoranca e kaloi vijën e kuqe të paralajmëruar më herët nga opozita.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai tha se marrja e përfaqësimit të opozitës, rrëzimi i komisioneve hetimore parlamentare, mosfunksionimi i parlamentit me kushtetutë dhe rregullore, sipas tij ishin ato që kaluan vijën e kuqe.

Nuk i zuri njeri karriget, ato ishin përmbysë, karriget e ministrave zihen me votë. U bllokua seanca parlamentare dhe ne e paralajmëruam në dy seancat e kaluara që ka një vijë të kuqe që nuk mund të tejkalohet nga opozita.

Marrja e përfaqësimit të opozitës, rrëzimi i komisioneve hetimore parlamentare, mosfunksionimi i parlamentit me kushtetutë dhe rregullore por me tekat e kryeministrit dhe të vasalëve të tij, pa diskutim do të merrte përgjigje. S’mund të ketë normalitet nëse nuk zbatohet kushtetuta. E sotmja ishte një venduimarrje e paralajmëruar prej kohësh”, tha Ervin Salianji.

salianji vija kuqe blloklimi kuvendit

Lini një Përgjigje