TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 19:20

Blinken lë pa gjumë “mamuthët” e korrupsionit, 30 agjentë të SHBA 'zbarkojnë' në Tiranë së shpejti

Shkruar nga Pamfleti
Blinken lë pa gjumë “mamuthët” e korrupsionit, 30
Blinken në takim me krerët e drejtësisë

Në Tiranë do të hapet një tjetër zyrë e rëndësishme, me 30 agjentë amerikanë që do të hetojnë krimin e korrupsionin në nivelet më të larta.

Kështu është shprehur eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, i cili tha se kjo është një nga arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.

Osmani u shpreh se kjo zyrë do të hetojë edhe korrupsionin Europian dhe do të jetë më e rëndësishmja në Europë.

Ky lajm nëse konfirmohet paralajmëron telashe për "peshqit" e mëdhenj të korrupsionit. Me SPAK dhe 30 agjentë të trajnuar amerikanë shanset që t'i shpëtojnë llogaridhënies janë të pakta. 

Ka edhe një lajm që e kam ruajtur për ju. Burime që kam preferuar të mos u përmendet emri, njoftojnë se një nga arsyet e Blinken në Tiranë është se këtu do të hapet një zyrë tjetër e rëndësishme, që do të ketë 30 agjentë amerikanë që do të merren me hetimin e korrupsionit më të lartë shtetëror.

Do të jetë e veçantë. Do hetojnë krimin e korrupsionin në nivelet më të larta, do të ketë dimension më të madh sesa Shqipëria dhe do të jetë zyra më e rëndësishme në Europë. Nuk e di nëse mbivendos SPAK, në dukje ashtu duket. Pavarësisht se ata kanë marrë mbështetjen e Blinken, amerikanët kanë vendosur të kenë një zyrë tjetër”, tha Osmani.

Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Blinken zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, për t’i inkurajuar dhe treguar mbështetjen në punën që bëjnë.

Kujtojmë se në takimin që u zhvillua ditën e djeshme te Piramida në Tiranë morën pjesë kreu i SPAK Altin Dumani, kryetarja e gjykatës kushtetuese Holta Zaçaj, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, si edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

antony blinken

Lini një Përgjigje