Erion Veliaj thotë në Gjykatën Kushtetuese se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Bashkiak për propozimin për shkarkimin e tij nga detyra, por është informuar nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar.
Veliaj tha në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese se “betejën” po e bën edhe për ata që do vijnë pas tij në detyrën e kryebashkiakut.
Ai u shpreh se “kaosi i krijuar tani nuk do jetë asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo situatë kthehet në standard”.
Veliaj bëri edhe një analogji me kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe kërkoi të njëjtin trajtim.
"Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje.", tha Veliaj.
Lini një Përgjigje