TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 21:44

Berisha viziton Nallbatin në spitalin e Traumës: Deputeti ka hematoma, goditje me urdhër politik!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha viziton Nallbatin në spitalin e Traumës: Deputeti ka hematoma,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi në Spitalin e Traumës deputetin Bledion Nallbati, i cili u plagos gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

Berisha deklaroi se Nallbati ka pësuar një goditje që, sipas tij, ka ardhur me urdhër politik. Ai bëri të ditur se deputeti ka një hematomë dhe se mjekët kanë vendosur ta mbajnë të shtruar për një periudhë observimi, për të vlerësuar nëse do të ketë pasoja të tjera shëndetësore.

Sipas Berishës, urdhërdhënësi i ngjarjes është Sokol Bizhga. Ai shtoi se për këtë akt do të ketë përgjegjës.


Ka një hematomë dhe, sipas protokollit, do të qëndrojë në observim për një kohë për të parë nëse ka pasoja të tjera nga goditja. Ndërkohë, mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, një nga kriminelët më të njohur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.

E garantoj Sokol Bizhgën se do të mbajë përgjegjësi deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ai është njeriu të cilit i është djegur kolegu në makinë dhe ia ka mbathur kur banditët në Sarandë kryen atë akt kriminal. Bizhga duhej të ishte prej dekadash në burg. Një guximtar i vërtetë u dogj në makinë, ndërsa Bizhga u largua.

Nuk e di nëse e ka apo nuk e ka Valin, por di që Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës. Shpreh keqardhjen dhe mbështetjen time për gazetarin e News24. Dëshmitarët thonë se flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga protestuesit. Ju lutem, kontrolloni të gjitha filmimet. Të dhënat tregojnë se mjeti është kapur nga policia dhe është hedhur drejt operatorit.

Sjellja e Sokol Bizhgës është kriminale dhe e paprecedentë. E garantoj se ai do të jetë përgjegjës për dhunën shtazore të përdorur ndaj protestuesve. Do të shihni pamje ku një qytetar me aftësi fizike ndryshe vjen në protestë dhe kapet në mënyrë kafshërore, hidhet si të ishte një objekt. Këto janë vepra të kriminelit Sokol Bizhga”, tha Berisha.

Veç deputetit të Partisë Demokratike të lënduar, Bledion Nallbati, kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se një qytetar ka marrë një plumb gome në kokë. Nga Spitali i Traumës, ai u shpreh se bilanci do të jetë më 20 shkurt në protestën e radhës të opozitës.  

Policët janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga. Nuk kishin asnjë arsye të lëshoheshin me tërbim ndaj protestuesve. Një protestues ka marrë plumb gome në kokë. Plumbat e gomës mund të shpojnë edhe kafkën ndonjëherë. Është goditur në kokë njëri prej tyre. Një gazetar që ka ardhur nga Miçigani desh mbeti i asfiskuar në trotuar. Ne po merremi për të gjetur ku i kemi, se kanë shoqëruar 14 protestues, pas asnjë akt. Ne po merremi me të gjitha këto, por bilanci do të jetë 20 shkurti.

Le ta marrin vetpërmbajtjen tonë si dobësi. Unë pyeta dhe më thanë se nuk ka asnjë. Nëse i bijnë me detyrim këtu le ti sjellim. Nëse ka i uroj shërim të shpejtë. Policët i përdorin si mish për top Edi Rama dhe Balluku. Ata janë gati ti vënë flakën Shqipërisë për të mbrojtur plaçkën e tyre”, tha Berisha. 

berisha nallbati

Lini një Përgjigje