Avokati Spartak Ngjela ka komentuar tensionet në Kryesinë e Kuvendit ku deputët e opozitës disa prej tyre të përjashtuar nuk u lejuan të futeshin brenda.
Ngjela u shpreh se deputetët e opozitës nuk kanë të drejtë të hyjnë brenda në Kryesi pasi janë të përashtuar pasi kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë primitive.
Sipas Ngjelës i vetmi vend ku Berisha mund të fitojë lirinë është gjykata.
"Nuk kanë të drejtë, kur je i përjashtuar je i përjashtuar pse do hynë brenda. Gjithë problemi qëndron se pse janë përjashtuar. Janë përjashtuar se nuk kanë lënë të zhvillohet seanca plenare.
Kanë shkelur Kushtetutën në një mënyrë primitive. Nuk shkelet me rrëmujë salla e Kuvendit. Nuk bëhen protestat në Parlament.Madje i kanë toleruar shumë, nuk prishet parlamenti. Gjitçka bëhet me zgjedhje. As Lenini ska bërë kështu. E ka ndërruar Saliu Kushtetutën. Po të ishin në një vend perëndimor do ta conin në një psikiatër.
I vetmi vend ku fiton pafajesine Berisha është Gjykata.", tha ndër të tjera Ngjela për Ora News.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në SPAK. Ai duhej të ishte atje sipas një vendimi të marrë nga GJKKO sipas të cilit duhet të paraqitet dy herë në muaj para Policisë Gjyqësore.
Ish-kreu i qeverisë në orën 10:00 ishte para Kryesisë së Kuvendit, ku tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Për gazetarët ai u shpreh se nuk ka refuzuar kurrë t’i përgjigjet drejtësisë, por kërkesa e SPAK duhet të shkojë në Kuvend. Për këtë arsye, për aq kohë sa Kushtetuta është në fuqi, ai tha se nuk do ta shkelë atë.
“Jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam propozuar në 2012, por përderisa Kushtetuta është në fuqi nuk ka bandit në Shqipëri as në botë që mund të më imponojë mua që të shkel Kushtetutën”., tha Berisha.
Lini një Përgjigje