TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 12:47

"Askush s’e kishte parashikuar këtë lloj dhune", Pëllumbi për tensionet te Kryesia: Na rrezikohet siguria fizike!

Shkruar nga Pamfleti
"Askush s’e kishte parashikuar këtë lloj dhune",
Arben pëllumbi

Deputeti socialist Arben Pëllumbi në një prononcim për mediat nga ambientet brenda Kryesisë së Kuvendit deklaroi se jemi në një situatë e cila nuk ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Pavarësisht fakteve se çfarë ngjarjesh kemi pasur në seanca plenare, këtu në këtë godinë nuk ka pasur tejkalime dhune. Në fakt javën e kaluar ju e patë se çfarë, ku u tentua të hyhet me forcë në zyrën e Kryetares së Kuvendit.

Në këto kushte Garda ka menduar që t’i japë një zgjidhje këtij problemi. Është e drejta e saj të gjykojë se cila është siguria më e mirë.

Ajo që është e rëndësishme të kuptoni është fakti që asnjë nga deputetët që nuk ishte i përjashtuar nuk u ndalua të hynte në ambientet e Kuvendit.

Por kur deputetët e papërjashtuar filluan të fusnin deputetët e përjashtuar në ambientet e Kuvendit, sigurisht që Garda për një moment ua mbylli derën.

Se ju po flisni sikur i bëjmë ne këto, sigurinë në ambientet e Kuvendit e ka Garda e Republikës, nuk vi këtu për t’u zënë me njeri. Jemi në kushtet e pamundësisë për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve.

Sepse askush nuk ka marrë parasysh në hartimin e Rregullores së Kuvendit për të parashikuar këtë lloj dhune, duke rrezikuar jo vetëm aktivitetet e komisioneve, por edhe sigurinë tonë fizike. Rakip Suli pas daljes nga SPAK: Ditë e bukur sot, ta lëmë drejtësinë të bëjë detyrën
Ku i janë mohuar të drejtat opozitës? E pse qenkan mohuar komisionet hetimore? Sepse janë në shkelje të ligjit, prandaj nuk janë lejuar. Asgjë nuk i është penguar opozitës”, u shpreh ligjvënësi socialist, Arben Pëllumbi.

arben pëllumbi

Lini një Përgjigje