Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa foli për zgjedhjet më 14 Maj, tha se çdo kandidat ka të drejtë që të përfaqësohet me siglën e PD.
Tabaku shtoi se ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal dhe se nuk është e drejtë që kandidatë si Igli Cara të dalim me një sigël tjetër.
“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik.
Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri, nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të shkojë në zgjedhje në krah të Ilir Metës. Ditën e djeshme Edi Paloka refuzoi ftesën e Alibeajt për të hyrë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Ai theksoi se janë në negociata me partitë e tjera opozitare për të hyrë në koalicion në zgjedhje.
"Po bisedojmë me disa parti për koalicionin. PL dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, janë dy kryesoret. Do gjejmë dhe formulën më optimale për t’u futur në koalicion. Por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe partitë opozitare”, shprehet Edi Paloka.
Lini një Përgjigje