TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2023, 14:16

Përplasja Berisha-Alibeaj, Tritan Shehu: Në zgjedhjet e 14 Majit do dalim me logon e PD

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Berisha-Alibeaj, Tritan Shehu: Në zgjedhjet e 14 Majit do
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se grupimi i Sali Berishës do të dalë në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD.

Shehu u shpreh se kam vetëm një Parti Demokratike dhe e cilësoi Enkelejd Alibeajn një manekin të kryeministrit Edi Rama.

“Gjykata nuk ka thënë ashtu realisht. Gjykata, edhe në absurditetin më të madh të saj, e ka kthyer gjykimin përsëri në Shkallën e Parë. Nuk ka thonë ndonjë gjë gjykata, të mos krijojmë iluzione kot.Këto janë kamuflazhe, janë gjëra që bëhen në mënyrë të paligjshme dhe të errët të gjykatës, të shtyrë nga Rama për të nxjerrë një manekin të tij që quhet Alibeaj. Logoja e Partisë Demokratike i përket Partisë Demokratike. Partia Demokratike dihet ku është, nëse dikush do që ta rrëmbejë, nuk do ta bëjë dot.”, tha ai.

Ndërkohë ju rikujojmë se  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera është edhe ajo e Partisë Demokratike.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

pd 14 maji

Lini një Përgjigje