
Nuk ka më asnjë dilemë se Argita Berisha po projektohet nga i ati për të marrë frerët e partisë. Që kur ajo doli në një intervistë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe më pas u shfaq në Kuvendin Kombëtarë të PD, u duk qartë se Berisha e kishte zgjedhur pasuesin kur ai të mos jetë më kryetar. Hetimet që kanë nisur ndaj tij me shumë mundësi do mbyllen me një vendim fajësie, gjë që mund t’i ndalojë atij të jetë deputet dhe duket se Argita shihet si e zgjedhura e tij.
Ajo sot u shfaq sërish mes protestuesve që u mblodhën poshtë pallatit të Berishës, i cili është në “arrest shtëpie”. Edhe dje ajo ishte në ballë të turmës duke zëvendësuar në këtë mënyrë të atin.
Lini një Përgjigje