TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2024, 18:18

Berisha denoncon nga dritarja e shtëpisë: Në zgjedhjet e 14 majit, u planifikua vrasja e kandidatit tonë në Has!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha denoncon nga dritarja e shtëpisë: Në zgjedhjet e 14

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ndodhur në “arrest shtëpie”, mbajti sot një fjalim para demokratëve që u mblodhën poshtë banesë së tij.

Gjatë fjalës së tij deklaroi se në zyrën e kreut të SPAK-ut, ka mbërritur një dosje ku sipas tij dëshmohet tentativa për eliminim e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Has. Sipas tij ky atentat ishte organizuar nga komponentë kriminal të lidhur me PS-ën.

Më tej ai ftoi qytetarët që të bashkohen në protesta, tubime masive dhe mosbindje civile për të rrëzuar sipas tij diktaturën.

Në këtë betejë iu garantoj se ne jemi shumica sepse shumica e shqiptarëve janë për pluralizimin politik. Megjithatë për momentin është sundimi i saj. Të dashur miq! Ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe SKAP-in si organizatë kriminale. Sot do t'ju them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike. Supervlerë të gjithë ne kemi votën e lirë. Nëse Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi, Gjiknuri, Manja, janë vrasës të saj në terren. Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosje që nuk i hapin kurrë.

Këta janë laro, armiq të lirive tuaja dhe të shqiptarëve. Këta për ata që ndajnë me kriminelët në qeli, janë gati të shkelmojnë mbi votën. Vetëm pak muaj më parë në zyrat e Altin Dumanit, mbërrin dosja ku dëshmohet se falangat e partisë së krimit mqs nuk mund të fitonin Hasin, kërkonin që të eliminonin kandidatin e Partisë Demokratike.

Sot është një ditë e mbarë për ne, sepse jemi më të vendosur dhe më të vetëdijshëm se kurrë se cili është regjimi i Tiranës. Frika miqtë e mi është një ndjenjë fiziologjike, mbrojtëse e rëndësishme për njeriun. Por frika ndaj frikacakëve është e pafalshme. është mëkat. Askush të mos mendojë se ka bandit trim. I pari që ia mbath është Edi Rama. Pas tij, skapistët e krimit. Ndaj edhe le të vazhdojmë ne të pamposhtur çdo ditë me akte të mosbindjes civile kundër kësaj diktature. Zoti të vret kur armikut nuk i thua armik. Ne nuk kemi pasur asnjë armik më të ashpër se Edi Ramën”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje