TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 14:15

Berisha porosi deputetëve: Gjeni anëtarë të rinj!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha porosi deputetëve: Gjeni anëtarë të rinj!

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetët demokratë, ku ka dhënë udhëzime për organizimin e brendshëm të partisë dhe proceset në vijim.

Në fokus të diskutimit ka qenë ecuria e zgjedhjeve në degët lokale, të cilat sipas tij po zhvillohen pa probleme. Ai ka vënë theksin te nevoja për shtimin e anëtarësimeve të reja, duke e konsideruar këtë si një proces kyç për forcimin e partisë.

Berisha ka kërkuar nga deputetët të përfshihen drejtpërdrejt në këtë proces dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në zgjerimin e bazës së PD. Ai ka përmendur edhe një mbledhje të zhvilluar më herët me drejtuesit politikë, ku është diskutuar e njëjta çështje.

“Kam dy kërkesa për ju deputet: në të gjithë degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet, kanë ecur me normalitet, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësime të reja. Bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politik. Secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrë serioze në anëtarësime të reja. Është jetike për PD ky proces.

Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimi etik për shkak të politikave të Edi Ramës, ndaj dhe dua t’i përparësoni, të kontribuoni me të gjithë mundësit tuaj për anëtarësime të reja”, u shpreh Berisha.

 

sali berisha

1 Komente

  1. H
    Hyseni

    BERISHES PO I IKIN EDHE TE VJETRIT DHE KERKON TE RINJE NJE PJES I LARGON VET DHE NJE FJAL E URT E POPULLIT NGELI KAPOSHI NJE THEL

    Lini një Përgjigje