TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2023, 13:04

Berisha paralajmëron aksionin e radhës: Jemi gati për grevë urie!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëron aksionin e radhës: Jemi gati për grevë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët detaje nga diskutimet brenda opozitës për veprimtarinë e tyre pas tensioneve në parlament.

Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.

“Ka gatishmëri të vërtetë për këtë”, u shpreh Berisha.

Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjer aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore. Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Enkelejdin nuk e pranojmë.Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh ai ndër të tjera.

sali berisha

Lini një Përgjigje