
Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule në një dalje për mediat nga Kuvendi ka komentuar çështjen e Fredi Belerit, për të cilën thotë se është hakmarrje politike.
Sipas Dules, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet qëllimisht brenda që të mos betohet, ndërsa tha se institucionet po shkelin kushtetutën dhe ligjin.
Ai thotë se mbajtja 6 muaj në burg që ai të mos bëjë betimin është shkelje flagrante dhe u kërkon organeve të drejtësisë që ta shoqërojnë për betimin si kryebashkiak në Këshillin e Himarës.
“Çdo kryetari i zgjedhur që prezuomohet i pafajshëm, nuk mund të pengohet të kryejë dënimin. Kjo është shkelje e Kushtetutës, legjislacionit në fuqi. Beleri është peng dhe insistohet duke shkelur kushtetutë, ligj, parime dhe vlera që të provohet nga marrja e detyrës. Askush nuk e pengon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mbajtja e Belerit larg betimit për 6 muaj është shkelje flagrante. Të shoqërohet që të bëjë betimin. Hakmarrje politike”, tha Dule.
Një koment e kishte edhe për situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar. Dule tha se opozita është e vendosur që të mos i falë qeverisë edhe 2 vite të tjera arrogancë.
“Opozita ka dështuar ti përgjigjet misionit që i ka ngarkuar një pjesë e shoqërisë së Shqipërisë. Zgjedhjet kanë pasur manipulime, por në kushtet ku jemi. Është toleruar qeveria. Opozita ka për mision të reagojë në çdo formë të ligjshme. E drejta e një opozitë edhe kërkesa e llogarisë, kur qeveria e refuzon ka cenuar shtetin e së drejtës. Opozita është e vendosur të mos i falë edhe një 2-vjeçar arrogance qeverisë së Ramës”, u shpreh Dule.
Lini një Përgjigje