TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 14:25

Berisha sulmon SPAK: SKAP-i vepron çfarë ti thotë Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon SPAK: SKAP-i vepron çfarë ti thotë Edi Rama
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ditën e sotme Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Teksa tha se opozita ka dërguar në Prokurori të Posaçme 31 çështje për hetim, ai u shpreh se SPAK-u merr vetëm atë program që i cakton kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Sali Berisha ka akuzuar SPAK-un pasi sipas tij, kjo strukturë e posaçme ka zgjedhur rrugën e politizimit ekstrem pasi thotë se përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale.

'Kemi dërguar 31 çështje në SKAP, që të gjitha seksioni politik i PS në prokurori i arkivon dhe as që i hap fare. Kemi dërguar 31 çështje, që të gjitha me dokumenta dhe me substancë, por SKAP-i merr programin që i thotë Edi Rama. Kjo është arsyeja. Por ka edhe një gjë tjetër. Është SKAP-i ai që zgjodhi rrugën e politizimit ekstrem sepse përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale, siç përbëhet qeveria.', tha Berisha.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje