
Në vend të përgjigjeve për djegësit që nuk djegin, eurot që avullojnë dhe avionët që fluturojnë me miliona, kryeministri Edi Rama – sipas Sali Berishës – zgjedh të shfaqë sukseset e qeverisjes me... Lamborghinin e Noizyt. “Ai ta gëzojë, se e ka nga këngët,” tha Berisha me ironi, por sipas tij, makina luksoze kushton sa 50 mijë pensione.
“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ai ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë. Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha në Fier.
Lini një Përgjigje