
Kreu i PD Sali Berisha, ditën e hënë do të paraqitet në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë ndaj tij.
Ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji dhe nesër Berisha do të shkojë para oficerit të policisë gjyqësore. Ndërkohë Flamur Noka ka mobilizuar degët që të mblidhen para SPAK.
“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Ora 8:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Nokës.

Lini një Përgjigje