TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2025, 11:47

Berisha akuza Ramës nga Peqini: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës nga Peqini: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mitingun e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini.

Berisha u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie.

Kreu i PD, ironizoi mitingun e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, teksa deklaroi se edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.

"Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur, edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete por përfundoi atje ku e meritonte.

Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë./ Ndaj dhe 11 Maj është dita e qytetarit është ora e vërtetë e tij, e mençurisë, dinjitetit të tij. Votoni 1, të gjithë jeni 1-sha", tha Berisha.

Lini një Përgjigje