TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 22:04

“Ndizet” Elbasani, Mazniku sulmon Alizotin: Gjuhë humbësish, diskurs kënete

Shkruar nga Pamfleti

“Ndizet” Elbasani, Mazniku sulmon Alizotin: Gjuhë

Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti shprehu me tone të larta gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish.

Duke nënvizuar fillimisht se nuk merret me analizën e tipologjisë së kundërshtarit, Mazniku tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”.

Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si ta zhvillojmë qarkun dhe ta çojmë përpara qarkun e Elbasanit, që është padyshim një qark që ka probleme, që ta bëjmë avangard, në një kohë kur ne jemi dy vite larg mbylljes së negociatave sipas ambicies tonë dhe të KE-së. E kur ne premtojmë që në 4 vjet të ulemi në tryezën e barabartë me vendet e tjera të Be-së, diskursi: “Ju hamë të gjallë”, është fiks një diskurs i dalë nga këneta”, u shpreh Mazniku në “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.

Mazniku deklaroi më tej, se një forcë politike që e ndjen humbjen, siç sipas tij është PD në zgjedhjet e 11 Majit, bën premtime pa i vendosur në peshoren e kostove.

Ka një diferencë të madhe midis një force politike qeverisëse dhe një force politike që e di vet që nuk ka për të ardhur në qeveri. Një forcë që e di që nuk do vij në qeveri ku hyn PD, i lëshojnë premtimet si simite. Pra thjesht thonë po e them edhe një gjë unë, punë e madhe, as  nuk bën njeri hesap sa kushtojnë, nga vijnë këto të ardhura”, tha Mazniku.

I vendosur përballë faktit se këtë ua thoshte Sali Berisha si kryeministër, socialistëve për premtimet e tyre gjatë fushatës së 2013-ës, Mazniku tha se PS në ato zgjedhje e dinte që do të dilte fituese dhe nuk i devijoi premtimeve të saj kur e mori pushtetin.

Diferenca e vetme është që ne i bëmë. Diferenca tjetër ishte që ne e dinim që do vinim në qeveri dhe ne i morëm përsipër ato angazhime. Ne thamë do shtojmë 300 mijë vende pune, e morëm me 1 milionë dhe tani janë 1 milionë e 300 mijë, që para tre vitesh. Paga minimale ka qenë 150, është sot 400. Secili prej treguesve të ekonomisë së vendit është 2.5 herë më i madhe volumi i ekonomisë së Shqipërisë. Të ardhurat për frymë janë 3 herë më të mëdha”, theksoi Mazniku.

Lini një Përgjigje