TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 21:10

Shehaj akuza Ramës: Ke përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë ata që po hetohen nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Shehaj akuza Ramës: Ke përfshirë në listat e

Agron Shehaj, kreu i Partisë ‘Mundësia’ gjatë një takimi elektoral në Fier, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për korrupsion.

Sipas Shehajt, ndërkohë që drejtësia po dërgon të korruptuarit në burg, Rama i vendos në lista për t’i shpëtuar me votën e qytetarëve.

“Listat e PS-së janë plot me ish-deputetë dhe ish-ministra nën hetim për korrupsion. Olta Xhaçka nën hetim për korrupsion. Rama e mbrojti për të mos i hequr mandatin. Tani kërkon votën tuaj që ta mbrojë sërish në Parlament. Po kështu me Plarent Ndrecën dhe Ceno Klosin, që e keni kandidat në Fier, të dy nën hetim nga SPAK”, u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se, ndryshe nga kjo praktikë e “listave të korruptuara”, kandidatët e Partisë Mundësia nuk kanë pasur poste e privilegje dhe vijnë nga puna e ndershme.

Shehaj u ndal edhe te deklaratat e Ramës kundër partive të reja, duke i quajtur përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi sistemin politik: “Edi Rama thotë ‘s’na duhen parti të treta’, sepse i trembet ndryshimit. Ai kërkon të mbajë të vjetrit në lojë, me rotacion të korrupsionit.”

Sipas tij, Partia Mundësia është sot e treta në rang kombëtar, por nuk synon të jetë as kingmaker dhe as aleate e sistemit të vjetër. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi partia e parë. Dhe kur të vijë ajo ditë, Edi Rama nuk do ketë më vend në politikë”, tha Shehaj.

Lini një Përgjigje