
Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në Dibër, në përmbyllje të fushatës elektorale. Ai kishte shkuar me përforcime, pasi ka marrë me vete Noizyn, i cili është me origjinë nga Dibra.
Po ashtu me vete ishte dhe ministrja Belinda Balluku, e cila sipas Ramës, pati rol kyç në hapjen e tunelit të Murrizit.
Rama u prit me këngë e valle, teksa në një moment teksa po këndohej kënga e Hajredin Pashës, ai u ul këmbëkryq në Fushën e Gjoricës, aty ku dhe mbahet takimi.
Lini një Përgjigje