TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2025, 09:53

“7 herë 7 u bë 6 milionë me kontratat e patriotëve", Rama ironizon Berishën: Po i tregojnë Amerikës sa e bukur është këneta

Shkruar nga Pamfleti

“7 herë 7 u bë 6 milionë me kontratat e

Nga Gjirokastra, ku ka mbajtur një takim elektoral, kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e PD, Sali Berisha që sipas tij shpenzoi 6 mln dollarë për lobim në SHBA.

Duke ripërsëritur batutën “7 herë 7 42”, Rama tha se sot aritmetika po bëhet e interpretueshme, dhe 7 herë 7 sot është 6 mln.

“Edhe aritmetika është në hall të madh, ka hyrë në një situatë të panjohur për të sepse në Shqipëri është bërë e interpretueshme edhe aritmetika. 7×7=42 ne habiteshim dhe qeshnim, por s’kishim parë gjë akoma se u bë 7×7=6 milionë tani me këtë kontratën e patriotëve që befasisht tre patriotë nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër që të nxjerrin 6 milionë që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe që të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta. Është e habitshme se si pastaj shikoja në një nga ato raportet që vijnë, në kënetë thuhet, po ça janë këto 6 milionë, këto nuk janë asgjë në krahasim me çfarë ka bërë narkoregjimi, s’janë asgjë në krahasim se çfarë ka bërë Edi Rama me qeverinë. Domethënë është fundi ky”, tha Rama.

Kujtojmë se në lidhje me çështjen e lobimit të PD-së, ka reaguar edhe kredemokrati Sali Berisha.

Ai tha se kontrata është 100% e ligjshme dhe se në thelb ka marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në, “paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematiket e mëdha të tij para administratës së SHBA”.

Lini një Përgjigje