TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2025, 19:03

Çfarë halli ka Rama? Nuk u ndahet partive të reja: Janë si LSI, duan mandate për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë halli ka Rama? Nuk u ndahet partive të reja: Janë si

Gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Sarandë, Kryeministri Edi Rama u shpreh me tone kritike ndaj partive të vogla në skenën politike shqiptare, duke i cilësuar ato si vazhdimësi e interesave të ngushta dhe si pasardhëse të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Ai theksoi se Partia Socialiste, si forcë e madhe politike, ka vepruar gjithmonë në funksion të interesit kombëtar, pavarësisht gabimeve që mund të ketë bërë ndër vite. Ndërsa partitë e reja i akuzoi se kanë interesa personale.

Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha dhe konkluzioni im është: sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre. Partitë e vogla janë për interesave të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Aq e vërtetë është kjo që po kthehesh mbrapa, PS mund të ketë shumë gabime në 35 vjet, por nuk ka asnjë moment që mund të ketë tradhtuar interesin kombëtar”, tha Rama.

Sinjalet janë se Ramën e shqetësojnë sondazhet, ku partitë e reja dalin mirë.

 

Lini një Përgjigje