
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi pasditen e sotme një takim me demokratët në zonën e Durrësit të Ri, ku u ndal veçanërisht te përmbytjet e muajve të fundit, të cilat, sipas tij, prekën rreth 6 mijë familje në qytet.
Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë, duke e akuzuar për mungesë reagimi dhe përgjegjësie ndaj situatës së krijuar. Ai deklaroi se përmbytjet, përveç reshjeve, janë pasojë edhe e keqmenaxhimit dhe korrupsionit.
“Durrësi në dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti. Këto muaj kanë njohur përmbytje apokaliptike, por edhe injorimin e plotë nga qeveria. Përmbytje nga shirat, por po kaq nga korrupsioni dhe vjedhja e fondeve për pastrimin e kanaleve dhe sistemin e kanalizimeve”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati ngriti akuza për abuzime me fondet publike dhe mungesë transparence, duke përmendur ndër të tjera zhvendosjen e hidrovorit dhe pretendime për vjedhje të pompave në zonën e Hamallës. Sipas tij, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për situatën.
“Të përmbytësh 6 mijë familje dhe t’i lësh me ditë të tëra pa zgjidhje është krim i shumëllojtë. A dha njeri llogari? Askush”, deklaroi kreu i PD-së.
Berisha akuzoi qeverinë se nuk shpalli gjendjen e emergjencës, megjithëse situata përbënte fatkeqësi natyrore. Ai përdori tone të ashpra ndaj mazhorancës, duke e akuzuar për keqqeverisje dhe mosndëshkim të përgjegjësve.
Ti permbyte gjithe Shqiperine , PLERE