TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2023, 08:00

Berisha merret i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga partia e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha merret i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga partia e Ilir
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në facebook Vasili thotë se ndalimi i lëvizjes së Berishës është një sulm i hapur ndaj rendit demokratik.

Teksa e cilëson vendimin si sulm politik,  Vasili thekson se drejtësia e re ka marrë fund dhe po përpiqet të mbulojë korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisë shqiptare me veprime të tilla.

“Drejtesia e re ka marrë fund.

Veprimet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof.Sali Berisha janë sulm i hapur ndaj rendit demokratik, Kushtetutës dhe Parlamentit të Shqipërisë.

Pa u shprehur fare Parlamenti drejtesia politike dhe talebanizmi politik rilindas në panik marrin vendime të çmendura.

Urdhëron Edi Rama dhe vepron SPAK

Ndaj firmave fap fap fap të Edi Ramës SPAK s’guxon të bëjë asgjë duke provuar kapjen e plotë politike të tij.

Ky është sulm shumë i rëndë ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri me qëllim që të fshihet korrupsioni dhe inkriminimi kriminal mafioz i Ramës dhe rilindjes”, tha Vasili.

 

meta barisha arrestimi

Lini një Përgjigje