Televizioni publik italian RAI3 ka publikuar një dokumentar për situatën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Në reportazh theksohet se vendi është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave të krimit, ku në qendër është kryeqyteti Tirana.
Për këtë çështjet, gazetarët italianë kanë intervistuar kryetarin e PD, Sali Berisha, i cili ka denoncuar se Shqipëria është kthyer në narko-shtet.
“Porti i Durrësit është një port i lirë. Po, është një port i lirë për kokainë dhe droga. Ky është porti i Durrësit. Ky port administrohet plotësisht nga karteli Troplini.
Troplini është më i fuqishmi ndër kartelet shqiptarë që merret me kokainë, me lidhje shumë të ngushta me klanet shqiptare në Amerikën Latine dhe Itali. 90% e kokainës të kapur në Itali vjen nga Shqipëria.Këta kriminelë vendosin për ministrat, vendosin për deputetët. Këta kriminelë, këto klane, në zgjedhjet e fundit kanë pasur një listë me 28 deputetë. Ata janë sot deputetët më të panjohur dhe më të votuar në historinë e këtij vendi.
Njëri prej tyre që vjen nga Durrësi ka pasur 5,000 herë më shumë se Edi Rama kur ai kandidoi për këtë qytet.Kam kërkuar publikisht që këto klane, të njohura si organizata terroriste, të trajtohen si të tilla. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por Shqipëria paraqet një rrezik real për sigurinë e rajonit dhe më gjerë, për gjithë Europën,” thotë Berisha.
I pyetur nëse Shqipëria rrezikon të bëhet narko-shteti i parë i drogës në Europë, Berisha tha se “është bërë më parë, por me potencial shumë të lartë rreziku tipik të një narko-shteti”.
O t'keqen, nona vet ka spiun me kimet.