
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë me publikun lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mikut të tij, Ermal Arapi, një simpatizant i vjetër i PD dhe mik i familjes së deputetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi ka shprehur dhimbjen për largimin e parakohshëm të tij duke e cilësuar si një ngjarje të pabesueshme. Ai e ka shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqen së bashku.
"Të Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote është e pabesueshme vllai im Ermal Arapi! Qofsh i Xhenetit Kampion! Varrimi bëhet diten e Enjte, datë 2 Prill ne oren 11:00. Pritjet behen tek Funeral Sefa", shkruan ai.
Ndarja nga jeta e Ermalit ka lënë pas një dhimbje të madhe në familjen Korreshi. Sipas reagimeve dhe komenteve në rrjetet sociale, bëhet me dije se ai ishte edhe baba.
Ngushëllime familjes. Qoftë i xhenetit.
Qe ku qenkeni kethyer ne tabele shpallje vdekjesh? Clidhje ka Allahu me ngushullimin e dhimbjen!