Ish-ministri socialist Arben Malaj ka deklaruar se po shqyrton mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm për Bashkinë e Vlorës, duke u distancuar njëkohësisht nga kryeministri Edi Rama.
Në një lidhje për "News 24", Malaj u shpreh se nuk do të jetë kurrë kandidat i mbështetur nga Rama, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të tij.
“Asnjëherë nuk do të jem kandidat për asnjë post nga Edi Rama, sepse modeli i tij i mbretërisë kryeministrore është kthyer në kosto të rëndë për qytetarët”, deklaroi ai.
Malaj akuzoi kryeministrin për mënyrën se si ka trajtuar drejtuesit vendorë në Vlorë.
“Zoti Rama me të katër kryetarët e bashkisë së Vlorës ka qenë grindavec dhe i ka detyruar që të bëjnë ose siç thotë ai, ose karriera e tyre të ndërpritet në mes”, tha ai, duke përmendur edhe rastet e ish-kryetarëve të bashkisë.
Ai ngriti shqetësime edhe për presionin ndaj administratës publike. “Ajo që ndodhi me administratën e bashkisë… që të 24 dhanë dorëheqje menjëherë, do të thotë që është një problem mentaliteti”, u shpreh Malaj.
Sipas tij, qëndrimi në pushtet përmes presionit dhe frikësimit të mendimit ndryshe nuk është një tregues suksesi.
“Të rrish në pushtet duke cenuar mendimin ndryshe, duke frikësuar ata që janë zgjedhur, kjo nuk është fakt për t’u gëzuar”, theksoi Malaj.
"Zoti Rama me të 4 kryetarët e bashkisë së Vlorës ka qenë grindavec dhe i ka përçmuar dhe i ka detyruar që të bëjnë ose siç thotë ai ose karriera e tyre të ndërpritet në mes, siç bëri me Dritan Lelin që nuk u tërhoq apo me Ermal Dredhën që u tërhoq nga posti.
E dyta, ajo që ndodhi me administratën e bashkisë që janë pjesë e administratës publike dhe janë të mbrojtur me ligj, që i kërçënoi madje ne dimë dhe ca ka thënë në mbledhje me dyer të mbyllura, që të 24 dhanë dorëheqje menjëherë do të thotë që është një problem mentaliteti. Kështu që të rrish në pushtet duke cënuar mendimin ndryshe, duke frikësuar ata që janë zgjedhur kjo nuk është fakt për tu gëzuar se është në mandatin e tretë apo të katërt.
Unë jam shumë i qartë, kam kërkesa po e testoj, kur të marr vendimin do e komunikoj. Kam kandiduar në 1992 dhe kam fituar në raundin e parë, në 2013 si i pavarur, me logon që “Qyteti i Pavarësisë Meriton një kandidat të pavarur”, e dinë strukturat e PS të Vlorës sa vota vodhën.
Unë e kam thënë se asnjëherë nuk do të jem kandidat për asnjë post nga Edi Rama sepse modeli i tij i mbretërisë kryeministrore është kthyer në kosto të rëndë për qytetarët dhe unë nuk mund të jem ariu “Mira” që të mbledhë qytetarët", tha Malaj në fjalën e tij të plotë.
Lini një Përgjigje