
Partitë e vogla opozitare paraditen e sotme kanë dalë me një draft me qëllim bashkimin e opozitës përballë qeverisë.
Thelbi i propozimit që u prezantua nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu ishte fakti që të gjithë duhet të lëshojnë nga pak për t’i hapur rrugën bashkimit.
“Nuk duhet të bashkohemi rreth idesë se kush është lideri” tha Mediu, duke kërkuar një konfederatë të djathtë.
Aleatët e PD-së propozuan institucionalizimin e federatës së opozitës nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri europiane.”
Një nga pikat e debatushme është reforma zgjedhore dhe bashkë-kryetari që e pretendon grupi i Lulzim Bashës por edhe Sali Berishës.
Por si zgjidhet ngërçi? Mediu propozoi që të gjithë deputetët e opozitës ta zgjedhin me shumicë 2/3 me vota bashkë-kryetarin.
Për mediat foli edhe Agron Duka.
“Secili duhet të lëshojë pak për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme për të mundur këtë mega-mazhorancë” tha ai. “Kemi shpresë se do t’i thërrasin arsyes” Agron Duka.
Lini një Përgjigje