TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 18:19

Berisha “bëhet lëmsh”/ ‘Shtetin Bektashi’ e cilëson ‘Shtet Islamik’, detyrohet të ndryshojë deklaratën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “bëhet lëmsh”/ ‘Shtetin Bektashi’ e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi “shpalljen” e kryeministrit Edi Rama të Shtetit Bektashi. Rama mori pjesë në një aktivitet të mbajtur nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe vulosi Shtetin Bektashi. Berisha ka reaguar pak më parë, por është detyruar të ndryshojë statusin në rrjetet sociale.

Fillimisht ai e ka etiketuar si shtet islamik, më pas e ka korrigjuar.

Statusi i parë:

Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!

Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.

Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare. sb”.

Statusi i korrigjuar:

Shpallja e shtetit Bektashi nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!

Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.

Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Bektashi brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare. Sb”.

Lini një Përgjigje