TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2025, 17:20

Emrat/ "Primaret" trazojë ujërat në PD, kush janë krerët e degëve që duhet të dorëhiqen për t’u bërë pjesë e procesit?

Shkruar nga Pamfleti

Emrat/ "Primaret" trazojë ujërat në PD, kush janë

“Pamfleti” po publikon një listë të pjesës dërrmuese të krerëve të PD, se kush janë emrat që duhet të japin dorëheqjen nëse duan të garojnë për deputetë...

Procesi i Primareve ka futur në krizë Partinë Demokratike. Berisha e premtoi një gjë të tillë dhe duket se nuk i shmanget dot. Por duket se do të ketë një skemë ndryshe, ku disa do të futen në garë dhe disa jo.

Hapi i parë i ndërmarrë nga selia qendrore e PD-së është shpërndarja pak ditë më parë e një udhëzimi drejtuar të gjithë kryetarëve të degëve që nëse do të hyjnë në garën e primareve për deputet duhet të dorëhiqen nga pozicionet drejtuese. Madje afati që i është lënë është data 26 janar, kohë kur drejtuesit e degëve që duan të kandidojnë për deputet, duhet të paraqesin dorëheqjet pranë Sekretariatit të Organizimit.

Deri më tani vetëm dy persona kanë dhënë dorëheqjen, duke shfaqur interes për të qenë pjesë e garës. Ata janë kreu i degës së Himarës dhe ajo e Sarandës. Më poshtë “Pamfleti” po publikon një listë të pjesës dërrmuese të krerëve të PD, se kush janë emrat që duhet të japin dorëheqjen nëse duan të garojnë për deputetë.

Lista është marrë te faqja zyrtare e PD, por duke qenë se javët e fundit, por edhe pak muaj më parë ka pasur zgjedhje për krerët e degëve, disa emra mund të kenë ndryshuar. Po ashtu ka disa degë që janë dhe pa kryetarë, si ajo e Bulqizës.

Ky proces ka shkaktuar dhe përplasje të fort mes deputetit Bujar Leskaj dhe Berishës. Leskaj ka dalë kundër dorëheqjes së krerëve të degëve, duke u shprehur se ata mund të garojnë pa ndërmarrë një akt të tillë. Mbetet të shihet tani se si do shkojnë “Primaret”, pasi po jepen që tani sinjalet se do të ketë shumë kontestime. /Pamfleti

Lista e krerëve të PD

1.       Dega Tiranë 1, Fetah Hasanaj

2.       Dega Tiranë 2, Kryetar Irma Marku

3.       Dega Tiranë 3, Kryetar Gëzim Demushi

4.       Dega Tiranë 4, Endrison Breçani

5.       Dega Tiranë 5, Kryetar Fatmir Myrta

6.       Dega Tiranë 6, Kryetar Onelda Zefi

7.       Dega Tiranë 7, Kryetar Avni Tobli

8.       Dega Tiranë 10, Kryetar Andi Beliu

9.       Dega Tiranë 11. Kryetar Shkëlzen Mustafaj

10.   Dega Tiranë 14. Kryetar Besim Kuka

11.   Dega Tiranë 15. Kryetar Florind Mansaku

12.   Dega Paskuqan, Kryetar Anton Pjeternikaj

13.   Dega Kavajë, Kryetar Hysen Kadiu

14.   Dega Rrogozhinë, Kryetar Ilir Kasa

15.   Dega Vorë, Kryetar Pëllumb Brusha

16.   Dega Shkodër, Kryetar Gjenarin Kapcari

17.   Dega Vau i Dejës, Kryetar Bernard Ndreca

18.   Dega Lezhë, Kryetar Arben Ndoi

19.   Dega Mirditë, Kryetar, Aleksandër Lala

20.   Dega Kurbin, Edmond Shkoza

21.   Dega Tropojë, Bardhyl Hoxhaj

22.   Dega Kukës, Rrahman Dema

23.   Dega Dibër, Ilir Krosi

24.   Dega Mat, Kryetar Denisa Vata

25.   Dega Bulqizë, Shaqir Manjani

26.   Dega Fushë Krujë, Agron Loka

27.   Dega Belsh, Dritan Cani

28.   Dega Durrës, Joni Myshketa

29.   PD dega Shijak, Denis Duka

30.   Dega Krujë, Kryetar Xhevahir Bilja

31.   Dega Elbasan, Kryetar Blendi Himçi

32.   Dega Cërrik, Kryetar Nadire Asllani

33.   Dega Librazhd, Kryetar Ilirjan Alliu

34.   Dega Prrenjas, Kryetar Arjan Karriqi

35.   Dega Korçë, Kryetar Devis Osmani

36.   Dega Pogradec, Kryetar Genti Cela

37.   Dega Kolonjë, Kryetar Viktor Duro

38.   Dega Berat, Kryetar Shyqyri Duro

39.   Dega Poliçan, Behar Xhaferaj

40.   Dega Skrapar, Kryetar Hajredin Bakiasi

41.   Dega Fier, Kryetar Rrapi Gjika

42.   Dega Lushnje, Eduard Sharka

43.   Dega Patos,Kryetar Shezaim Ymeraj

44.   Dega Mallakastër, Resmi Shanaj

45.   Dega Roskovec, Kryetar Emels Xhaxhaj

46.   Dega Divjakë, Kryetar Elizabeta Rredhi

47.   Dega Vlorë, Kryetar Atird Hoxha

48.   Dega Selenicë, Leonard Rakipaj

49.   Dega Delvinë, Kryetar Altin Kallapodhi

50.   Dega Sarandë, Kryetar Manjola Nikollo (Dorëhequr)

51.   Dega Përmet, Arson Lipe,

52.   Dega Këlcyrë, Arjan Kasa

53.   Dega Memaliaj, Kryetar Bujar Kapllani

54.   Dega Tepelenë, Kryetar Malo Sadikaj

55.   PD dega Devoll, Elvis Hajdërlli

56.   PD dega Peqin, Mustafa Zylyf Pashja

57.   PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho

58.   Dega e PD Himarë, Afrovita Dhimojani (Dorëhequr)

Lini një Përgjigje