TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2024, 10:32

Berisha bëhet 'influencer', tregon sekretin e rinisë së përjetshme

Shkruar nga Pamfleti
Berisha bëhet 'influencer', tregon sekretin e rinisë së
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer ditën e sotme sekretin e rinisë së përjetshme.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri për sekretin e jetës së shëndetshme, Berisha u përgjigj se puna është është sekreti një jete të shëndetshme.

“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme. Përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm. Bëj një veprimtari fizike të përditshme. Bëj 10-mijë hapa, bëj shkallën, bëj orbitrek. Përpiqem që të kem një ushqim të shëndetshme. Përdor zarzavate, më pak fruta. Ka një mëngjes me shumë kalori, unë përpiqem që të kem një mëngjes më kalori dhe nuk ndiej uri gjatë ditës.”, tha kryedemokrati.

Kreu i Partisë Demokratike ka treguar gjithashtu edhe rutinën e përditshme të tij në 34 vite aktivitet politik dhe si e ka përjetuar bashkëshortja, Liri Berisha, gjatë një viti arrest.

Berisha tha se prania e tij 24 orë në shtëpi nuk e bezdisi sepse ajo vazhdoi punën. I pyetur nëse kishte gatuar ndonjëherë gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ai tha se nuk është se ka një pasion as dhe shkathtësi të veçantë në kuzhinë.

“Ajo vetë e vazhdoi punën. Qënia ime 24 orë në shtëpi nuk e bezdisi sepse ajo vazhdoi punën. Nuk mund të thëm se u bezdis sepse e kisha parasysh gjithë kohën që mos e bezdis, sepse e kisha parasysh që problemin tënd mos t’ia kalosh tjetrit.

Nuk është se kam një pasion as dhe shkathtësi të veçantë në kuzhinë”, tha ai.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje