TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 20:48

Berisha: 14 kryeministra të Europës votuan pro rezolutës së PPE, Rama do përfundojë si McGonigali

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: 14 kryeministra të Europës votuan pro rezolutës së

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh pasditen e së mërkurës, gjatë një takimi me banorë të Astirit, se rezoluta e PPE-së që mbështet PD dhe jep alarmin për rrezikun e zgjedhjeve të 11 majit dhe demokracisë në Shqipëri u mbështet nga 14 kryeministra të vendeve europiane.

Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.

Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama. Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së. Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie”, tha Berisha.

Kreu demokrat u shpreh se kur i tregonte kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, ata shprehnin habi të papërmbajtur.

Më duhej t’ua ktheja dhe riktheja bisedën, sepse një ndodhi e tillë nuk ka të përshkruar.

Kurse tek u tregoja për McGonigalin, mendimi i përgjithshëm ishte se Rama do e ndjekë ata nga mbrapa.

Po, është i pashpresë se ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani, i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë m’i dhe ti.

Ndaj dhe kjo e bën të pashpresë Edi Ramën.

E bën të pashpresë miq”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje