Kandidati socialist Benet Beci është kthyer pas në kohë sa i takon projekteve për Shkodrën. Sipas tij, kur ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar 91 projekte në Shkodër. Ai ka postuar foto dhe me ish-ministrin demokrat, të ndjerin Sokol Olldashi.
“Mirëmëngjesi! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve.
Kur isha drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në të gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë...
Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin”, tha Benet Beci.
Lini një Përgjigje