Analisti Kreshnik Spahiu ka analizuar situatën politike në vend, në një kohë kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 14 majit. Spahiu tha se nuk Sali Berishës nuk i leverdis të nxjerrë kandidatë të fortë, pasi mund ta spostojnë nga skena politike. Për këtë tregoi rastin kur Berisha, sipas tij, ndikoi në humbjen e Besnik Mustafait përballë Edi Ramës.
“Fatkeqësisht nga këto zgjedhje lokale ne do dalim sërish me xhaketa të vjetra sepse do jenë prapë produkt i një bote që do shkojë te logot e vjetra të partisë. Mendoj që opozita ka hyrë me kandidatura humbëse. Lufta e opozitës është për vendin e dytë dhe të tretë.
Unë jam një ndjekës shumë i rregullt i zgjedhjeve lokale. Kam drejtuar fushatën elektorale të Besnik Mustafait, 24 vite para. Dhe fatkeqësisht jemi 24 vite më keq se në atë periudhë. Ajo ka qenë përballja e fundit mes Mustafajt dhe Edi Ramës. Dhe mendoj humbja që erdhi vetëm si pasojë e një politike të gabuar të Berishës, sepse bëri primare, ai bëri primaret e para. Besnik Mustafai humbi me 1.5 % por kjo humbje erdhi nga përçarja e opozitës. Sepse Berisha zhvilloi Primaren mes Besnik Mustafait, Bamir Topit, Spartak Ngjelës dhe Buron Kacelit. Të katër kandidaturat nuk nxorën dot fitues dhe dolën në balotazh Bamir Topi dhe Besnik Mustafai dhe pati një hatërmbetje dhe përplasje. Dhe të gjithë tiranasit e vjetër që mbështesnin Bamirin, Ngjelën dhe Buron Kacelin nuk e pranuan një kandidaturë të ardhur nga Tropoja dhe kishin të drejtë në atë periudhë.
Të gjithë shkuan për Dashamir Shehin që kandidonte në mënyrë të pavarur dhe mori afro 4-5%. Kjo përqindje mjaftoi për ta çuar drejtë humbjes opozitën dhe për të sjellë një njeri që vinte nga asgjëja në atë kohë në politikë, që ishte Edi Rama. Kjo çarje e opozitës, e këtyre personaliteteve sepse të katër ishin personalitete të larta në Tiranë.
Në zgjedhjet lokale PD- ja ka hyrë për të humbur. Në 20 e disa vite, kandidaturat që janë për të fituar Tiranën, janë në paradhoma për të qenë kryeministra. Edi Rama hyri në paradhomën si kryetar bashkie dhe doli kryeministër. Lulzim Basha ishte kryetar bashkie në Tiranë dhe 10 vite kandidoi për kryeministër. Erion Veliaj është kryetar bashkie dhe teorikisht shikohet si kandidat potencial për kryeministër në momentin që Rama të bjerë ose largohet.”, u shpreh Kreshnik Spahiu në DritareTV.
Lini një Përgjigje