Sondazhet në disa nga vendet kryesore të BE-së tregojnë se nuk mbështetet zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa mirëpritet Norvegjia dhe Islanda në Union...
I mbyll portat Ballkanit, por ia hap Veriut. Kjo është ajo që mund të thuhet pas rezultateve të Barometrit që tregon mbështetjen që ka në popullsinë e vendeve kryesore të BE-së zgjerimi dhe cilat shtete gëzojnë mbështetjen më të lartë sa i takon anëtarësimit.
Sondazhet e Eurobarometrit përfshijnë Gjermaninë, Austrinë, Francën, Republikën Çeke, ku rezultatet janë zhgënjyese për pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm, edhe për Ukrainën e Moldavinë.
Pavarësisht se anëtarësimi në BE është kthyer në disa vende si një kartë e fortë në fushatat elektorale, veçanërisht në Shqipëri, por edhe si një gur i fortë që Brukseli ka përdorur për të mbajtur në këmbë qeveritë larg ndikimit rus, rezultatet e fundit të Eurobarometrit të publikuar nga media gjermane FAZ, tregojnë se qytetarët e vendeve të Unionit nuk mbështesin zgjerimin në drejtim të vendeve që kanë probleme ekonomike.
Në Gjermani dhe Austri, një zgjerim i mundshëm i Bashkimit Evropian në përgjithësi refuzohet nga shumica. Sondazhet e Eurobarometrit, instrumenti i BE-së për matjen e opinionit publik, e tregojnë këtë rregullisht.
Një sondazh i shtatorit 2025, tregoi se në nivel të BE-së ekziston një shumicë prej 56% në favor të pranimit të anëtarëve të rinj. Megjithatë, në Gjermani dhe Austri mbështetësit janë në pakicë, përkatësisht me 49% dhe 45%.
Mbështetja është edhe më e ulët në Republikën Çeke dhe Francë, ku vetëm 43% e të anketuarve mbështesin idenë e zgjerimit të BE-së.
Por brenda pak muajve duket se mbështetja është reduktuar edhe më tej në disa nga vendet e BE-së.
Refuzimi lidhet gjithashtu me reputacionin e dobët të vendeve kandidate. Me përjashtim të Turqisë, e cila ka mbetur vetëm formalisht kandidate dhe nuk luan më rol real në debatin për zgjerimin, të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin janë nga Evropa Lindore: gjashtë nga Ballkani Perëndimor, si dhe Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, kjo e fundit aktualisht nuk konsiderohet më një kandidate serioze.
Në të gjitha këto vende, niveli i zhvillimit ekonomik mbetet nën mesataren e vendeve aktuale anëtare. Kjo krijon pak entuziazëm, jo vetëm në Austri dhe Gjermani. Kandidatët shpesh perceptohen si përfitues neto, si “vende që marrin”, të cilat nuk kontribuojnë. Ky perceptim është i diskutueshëm, por mbetet një realitet në opinionin publik.

Megjithatë, edhe në Austrinë skeptike ekziston mbështetje për zgjerimin e BE-së në raste të caktuara. Një sondazh i publikuar së fundmi nga Shoqata Austriake për Politikën Evropiane tregon rezultate shumë të larta për dy vende: 62% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Norvegjisë, ndërsa 57% janë në favor të pranimit të Islandës. Në Gjermani pritet që rezultatet të jenë të ngjashme.
As Norvegjia dhe as Islanda nuk perceptohen si problem. Të dyja vendet konsiderohen si një pasurim i mundshëm për BE-në. Për Norvegjinë çështja nuk shtrohet aktualisht, por për Islandën ajo mund të bëhet konkrete së shpejti, nëse popullsia islandeze në një referendum të planifikuar për fundin e gushtit vendos të rifillojë negociatat e ndërprera në vitin 2015 për anëtarësim në BE.
Ndërkohë që këto dy vende nordike do të mirëpriteshin, shumica dërrmuese në Austri refuzon anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore. Vetëm 25% e të anketuarve shprehen pozitivisht për Bosnje-Hercegovinën, e cila kryeson këtë listë me mbështetje të ulët. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina arrijnë vetëm 20%, Shqipëria 17%, Moldavia 16%, ndërsa Serbia dhe Kosova vetëm 15%.

Këto shifra janë veçanërisht zhgënjyese për Malin e Zi, i cili konsiderohet nga Komisioni Evropian si vendi më i avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, vlerëson rregullisht progresin e këtij vendi. Mali i Zi ka hapur të gjitha 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur 14 prej tyre, më shumë se çdo kandidat tjetër. Vendi synon anëtarësimin deri në vitin 2028.
Megjithatë, qeveria në Podgoricë është e vetëdijshme për rezervat ndaj vendeve të Ballkanit. Për këtë arsye ka lindur ideja që Mali i Zi të përpiqet të përfitojë nga një proces i përbashkët me një vend më pak të kontestuar. Nëse referendumi në Islandë rezulton në favor të rifillimit të negociatave, synohet që të arrihet një zgjidhje e përbashkët, ku Mali i Zi dhe Islanda të anëtarësohen së bashku si vendet e 28-të dhe 29-të të BE-së.
Nga pikëpamja numerike, kjo nuk do të ishte sfidë për BE-në, pasi të dy vendet së bashku kanë pak më shumë se një milion banorë.
Ideja diskutohet gjerësisht në Mal të Zi dhe mbështetet edhe nga figura politike. Gazeta malazeze “Pobjeda” ka intervistuar ministren e Jashtme të Islandës, Katrín Gunnarsdóttir, lidhur me këtë çështje. Ajo, duke mbështetur anëtarësimin e vendit të saj në BE, u shpreh në mënyrë të kujdesshme se në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, shtetet e vogla përfitojnë nga pjesëmarrja në institucione të forta si BE-ja.
Sa i përket çështjes nëse vendet e reja duhet të pranohen pa të drejtë vetoje për të shmangur bllokimet në vendimmarrje, ministrja theksoi se Islanda mbështet bashkëpunimin në kushte të barabarta. Kjo është edhe qëndrimi zyrtar i Malit të Zi, megjithëse mbetet për t’u parë nëse një qasje e tillë është realiste. /Pamfleti/
kete njoftim e jep dhe gazeta ruse
So mundet Europa t’i pranoje viruset Russo-Sllave?
Të ben pershtypje qe më të krromosurit pozicionohen ne qender ekapardisen si gjeli ne maje të plehut e zonja e zoterinjte e vertete janë të thjeshte e kokeulur.
Pse vertete i besojne shqiptariket pallavrat e mashtrimet e te gjatit Edvin Rama per hyrjen e shqiprise ne BE? Nese i besojne jane ca injorante te vertete e te paditur. Edvini i ka per me shty vitet e qeverisjes mizerabile.
Persh lutem te pune germany