TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 11:49

Basha çel fushatën për 11 majin: Rama gjysmën e shokëve i ka në qeli, ju premtoi ndryshim dhe solli korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

Basha çel fushatën për 11 majin: Rama gjysmën e

Lulzim Basha, drejtuesi i koalicionit Euroatlantik, ka çelur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa prezantoi pjesë nga programi dhe kandidatët për deputetë.

Basha vuri theksin në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikundër edhe mbështetjen pa kushte për SPAK dhe GJKKO.

Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gjysmën e shokëve i ka tek 313. Sipas tij, kryeministri premtojë ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën.

“12 vite korrupsion dhe mashtrime të Ramës dhe qeverisë së tij, Shqipëria meriton ndarje nga kultura e pandëshmueshmërisë në 35 vite tranzicion, Shqipëria meriton që të hap derën e progresit dhe integrimit. Ndaj këto bindje na kanë mbajtur së bashku. Nuk ja dolën dhe skanë për t'ja dal sepse ne jemi vet vullneti i shqiptarëve për ndryshimin, që s'mund të merret peng. Ka përcjell një nga një gjysmën e shokëve tek 113 del me propozimin me Edin. Premtoj ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën. Gjysmën e shokëve i ka tek 7 herë 7 tek 113”, tha ai.

Basha, në fjalën e tij, iu drejtua qytetarëve që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.

"Ju premtoi ndryshim në 2013, dhe ju solli Ilir Metën, Saimir Tahirin. Një tufë deputetësh që u larguan nga ligji për dekriminalizimin, për faktin se ishin të dënuar për vepra të rënda penale.

Ju solli në 2017 Ilir Beqajn kur ju kishte premtuar shëndetësi falas. Ju solli në 2021 inceneratorët me Lefter Kokën, me Erion Veliajn dhe me një tufë kryebashkiakësh nga Vangjush Dako me shokë, të cilët vodhën taksat e shqiptarëve, helmuan ajrin e shqiptarëve.

Ky është Edi Rama, socialistët e ndershëm e besuan dhe e panë me sytë e tyre se çfarë solli: kriminelë, hajdutë. Edhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kur gjysmën e shokëve i ka te 7x7-313.

Rrugëtimi i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit. Solli më shumë dështime drejt rrugës për BE-në. Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që sollën krim dhe korrupsion në shtëpi. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm", tha Basha.  

Lini një Përgjigje