TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 10:36

‘Braktisni emigrimin, kthehuni në Shqipëri’, Rama apel shqiptarëve: Nuk ua them për moral

Shkruar nga Pamfleti

‘Braktisni emigrimin, kthehuni në Shqipëri’, Rama apel

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel shqiptarëve të diasporës që të kthehen në Shqipëri dhe investojnë kursimet e tyre. Ai tha se këtë thirrje nuk e bën për moral, por për faktin se jetojmë në një botë që po bëhet gjithnjë e më e vogël.

Në episodin e 14 të sezonit të 4 në podkastin “Flasim”, Rama ka zgjedhur të trajtojë temën e shqiptarëve të cilët kanë “braktisur” migrimin dhe janë rikthyer për të jetuar e punuar në Shqipëri.

Tre të ftuari e sotëm ishin Lolita Lumi nga Dukagjini, Aleksandër Çifligu nga Tirana dhe Besniku nga Divjaka, ku secili rrëfeu eksperiencën vetjake në këtë rrugëtim.

Kryeministri Rama u shpreh se momentumi që po përjeton Shqipëria, është pikërisht koha që shqiptarët e diasporës duhet të mendojnë të rikthehen në vendin e tyre.

“Është koha për ta menduar seriozisht kthimin, por njëkohësisht koha ku shumëkush i kundërvihet me egërsi kësaj ideje. Të tre vijnë nga gjeografi, por edhe rrugë të ndryshme të jetës, por i bashkon ideja e emigrantëve të penduar, sigurisht edhe eksperienca në emigracion ka pasur vlerën e vet, i ka ndihmuar të njohin botën dhe të mësojnë”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te “Paketa e maleve” dhe mundësive që ajo ofron me përjashtimin nga taksat për 10 vite për 500 aplikantët e parë.

“Merrni dhe studioni paketën e maleve, 500 aplikantët e parë për 10 vite nuk kanë as taksa. Unë nuk jam me idenë që dua t’u bëj moral të tjerëve dhe secili bën zgjedhjet e veta, jetojmë në një botë të rë që gjithmonë e më shumë po bëhet më e vogël”, tha ai, ndërsa e mbylli episodin e sotëm më fjalët: Ka ardhur koha të bashkohemi, të gjithë në vendin tonë.

Lini një Përgjigje