TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 19:31

Asociacioni/ Rama nuk i kapërdin dot kritikat e Prishtinës, nis sulmet e akuzat: Flasin e sillen si në llogore

Shkruar nga Pamfleti

Asociacioni/ Rama nuk i kapërdin dot kritikat e Prishtinës, nis sulmet

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kapërdirë dot sulmet dhe kritikat që ka marrë mbi projektin për Asociacion. Dje shefi i qeverisë doli me një ide për krizën në veri të Kosovës, por propozimi i tij u cilësua si “thikë pas shpine” ndaj Kosovës, sepse nuk pati asnjë konsultim me Albin Kurtin.

Ata që e mbështetën idenë e Ramës ishin shumë pak, ndërsa shumë të tjerë e kritikuan. Rama sot u ka kthyer përgjigje duke i sulmuar të gjithë. Sipas Ramës, ata që dalin kundër kanë frikë se u bie alibia e luftës.

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.

Edhe pse ai nuk e përmend Kosovën, mesazhi duket se shkon për kritikët në Kosovë dhe jo për ata në Tiranë. Edhe dje Rama bëri të njëjtën paralele me luftën e vitit 1999, duke sulmuar zyrtarët e Prishtinës.

Kërcënimi është vetëm në mendjen e politikanëve në Kosovë dhe është vetëm një mënyrë për të bërë politikë të brendshme duke përdorur hijen e një kërcimi që nuk është ekziston. Serbia e ka humbur Kosovën përfundimisht në vitin 1999 dhe Serbia nuk ka asnjë fuqi që t’i prekë Kosovës asnjë fije floku, këtë e di cilido që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës. Për këto jam unë i shqetësuar”, shprehej dje Rama.

Propozimi i Kryeministrit u bë një ditë më parë në një konferencë në media. Mirëpo në Prishtinë vetëm disa emra nga opozita i dolën pro, ndërsa pjesa tjetër u shprehën se drafti duhej konsultuar më parë me Prishtinën. “Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, shprehej Mimoza Kusari Lila. Po ashtu kundër dolën edhe Fatmir Limaj dhe Fatmir Sejdiu.

 

rama kosova kurti

Lini një Përgjigje