TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2024, 21:47

“Asnjë zyrtar i PS i arrestuar në detyrë”, Salianji: Nuk ka barazi para ligjit

Shkruar nga Pamfleti

“Asnjë zyrtar i PS i arrestuar në detyrë”, Salianji:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se vendimi për të izoluar ish-kryeministrin Sali Berisha është një ditë dëshpëruese jo vetëm për demokratët por një ngjarje e errët për Shqipërinë.

Sipas Salianjit, rasti i Berishës, tregon rastin tipik që jo vetëm nuk ka barazi para ligjit por për shkak të funksionit të tij politik po trajtohet si i persekutuar politik për shkak të angazhimit të tij dhe qëndrimit të tij dhe masa që merret ndaj tij

“Një ditë dëshpëruese jo vetëm për demokratët por një ngjarje e errët për Shqipërinë është lideri i opozitës në shtëpi.

Duhet të ketë barazi para ligjit që pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë rregull në këtë vend por duhet të kemi ndëshkueshmëri nga më të fortit por po shoh që është kthyer në qëllim në vetvete prodhimi i statistikave dhe jo prodhimi i drejtësisë fatkeqësisht.

Po të shohësh rastin e liderit të opozitës, Sali Berisha jemi në rastin tipik që jo vetëm nuk ka barazi para ligjit por për shkak të funksionit të tij politik po trajtohet si i persekutuar politik për shkak të angazhimit të tij dhe qëndrimit të tij dhe masa që merret ndaj tij, është jo vetëm e rëndë dhe e certifikon edhe më shumë diktaturën në këtë vend dhe po të shohësh të gjithë precedentët e tjerë të drejtësisë nuk kemi parë që të ketë këto masa.

Sot në Shqipëri, që me themelimin e një strukture që e kemi inkurajuar dhe e inkurajojmë, por nuk kemi asnjë zyrtar të lartë të arrestuar në detyrë, zero. Të gjitha rastet e arrestimeve të zyrtarëve të lartë të PS janë bërë pasi janë lëshuar nga Edi Rama. Nuk kemi ende sot një zyrtar të lartë të arrestuar në detyrë”, tha Salianji në “Syri TV”.

ervin salianji sali berisha

Lini një Përgjigje